Manchester United – Liverpool, ja çfarë do të bëjë Ferguson

Futboll

Manchester United – Liverpool, ja çfarë do të bëjë Ferguson

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 00:44
Sir Alex Ferguson

Të dielën në “Old Trafford” zhvillohet ndeshja ndërmjet rivalëve më të mëdhenj në futbollin anglez, Manchester United e Liverpool.

Legjenda e “Djajve të Kuq, ish-trajneri Sir Alex Ferguson ka kërkuar leje nga skuadra dhe Ole Gunnar Solskjaer për të asistuar në formacionin për sfidën e të dielës.

Ish trajneri skocez e ka analizuar në detaje lojën e skuadrës së Jurgen Klopp dhe është i gatshëm që të ndihmojë trajnerin norvegjez për t’i mposhtur ata. Këtë lajm indirekt e ka konfirmuar edhe vetë Solskjaer.

“Ai do të ishte i mirëpritur të fliste me lojtarët nëse dëshiron sepse e dimë rivalitetin që kishte me Liverpoolin. Mendoj se secili tek ne e di se çfarë do të thotë të luajë ndaj Liverpoolit” ka thënë Solskjaer.

Mediet angleze kanë shkruar më herët se Ferguson ka pasur qasje në taktikat e Solskjaer që nga ardhja e tij pas largimit të Mourinhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat