Gattuso i pakënaqur edhe përkundër fitores

Futboll

Gattuso i pakënaqur edhe përkundër fitores

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 00:55
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso e ka komentuar me këto fjalë fitoren 3-0 që skuadra e tij mori mbrëmjen e sotme në shtëpi kundër Empolit:

“Tri pikët nuk ishin të sigurta, Bakayoko dhe Paqueta nuk duhej të luanin, por kanë shtrënguar dhëmbët. Interpretimi i ndeshjes në pjesën e parë nuk më ka pëlqyer aspak. Qarkullonim topin, por nuk i shkaktonim asnjë problem Empolit. Jam zemëruar shumë”, ka thënë Gattuso.

“Në pjesën e dytë kemi filluar të lëvizim më shumë. Mund të them se pjesën e parë e kemi luajtur me frena dore. Ne duhet të tregohemi të aftë të përfshijmë edhe publikun në ndeshje. Championsi? Mungojnë edhe 13 ndeshje, duhet t’i marrim me radhë”, ka shtuar trajneri kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat