“Atletico Madrid dhe Simeone, të turpshëm ndaj Juventus!”

Futboll

“Atletico Madrid dhe Simeone, të turpshëm ndaj Juventus!”

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:14
Diego Simeone

Një sulm i rëndë ai i ish-futbollistit francez Christophe Dugarry ndaj Diego Simeone. Pas takimit të parë të Atletico Madrid ndaj Juventus, i vlefshëm për të tetat e finales së Champions League dhe i fituar nga spanjollët me rezultatin 2-0, ish-sulmuesi i Milan ka shënjestruar teknikun e Colchoneros.

Referuar raportimeve të medias spanjolle “AS”, Dugarry deklaroi: “Në pjesën e parë nuk kam parë asgjë të denjë për tu mbajtur shënim në aspektin tekatiko-teknik. Pashë vetëm që futbollistët e tij ulërisnin si të tërbuar ndaj arbitrit”.

“Diçka e turpshme. Kur kam parë më pas edhe festimin e Simeones për golin, u shtanga. Është vetëm futboll dhe jo luftë. Kjo është e tepërt. Atletico duket se është e detyruar të krijojë me çdo kusht një armik, një monstër”, vijoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat