Wenger te PSG? Ky është lajmi i fundit

Futboll

Wenger te PSG? Ky është lajmi i fundit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:26
Arsene Wenger

Arsene Wenger nuk do të marr pozitën e drejtorit sportiv te PSG.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka bërë të ditur se ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk do të merr pozitën e drejtorit sportiv.

Wenger aktualisht është i papunë pas largimit nga Arsenal në verën e kaluar, tek e cila skuadër shërbeu si trajner për 22 vite.

“Kam raporte shumë të mira me Arsene”, ka deklaruar Al-Khelaifi për ‘La Parisien’.

“Jam i afërt me të dhe e njohur që një kohë të gjatë. Ai është i jashtëzakonshëm si menaxher dhe trajner. Ai ka njohuri shumë të mprehta dhe të plota për futbollin”.

“Por ne kemi një drejtor sportiv, Antero Henrique, në të cilin kam besim të madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat