Neymar dhe Mbappe? Presidenti Al-Khelaifi jep 2000 për qind siguri për ta…

Futboll

Neymar dhe Mbappe? Presidenti Al-Khelaifi jep 2000 për qind siguri për ta…

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:32
Neymar dhe Mbappe

PSG nuk do të duhet të shesë Neymar apo Kylian Mbappe për të përmbushur rregullat e “Fair Play Financiar” (FFP), sipas presidentit të klubit, Nasser Al-Khelaifi.

Klubi kampion i Francës hodhi poshtë vitin e kaluar pretendimet e “Der Spiegel” dhe “Mediapart” se kishte anashkaluar përcaktimet e shpenzimeve financiare, duke këmbëngulur se gjithmonë kishin vepruar në përputhje absolute me ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga institucionet sportive.

Disa njerëz pretenduan se PSG do të konsideronte shitjen e aseteve të veta të çmuara për të qenë në përputhje me rregullat e FFP, por Al-Khelaifi ka mohuar se do të duhet të heqë dorë nga Neymar, ose Mbappe, të cilët kanë qenë të lidhur me lëvizje larg kryeqytetit francez.

"Nuk është 100 për qind, por 2000 për qind siguria që asnjëri të mos lëvizë nga PSG, - tha Al-Khelafi për “Le Parisien”, kur u pyet nëse dyshja e yjeve do të qëndrojë në “Parc des Princes”. - Ata do të qëndrojnë në Paris. Shumë media, veçanërisht në Francë, thonë se ne duhet të shesim Neymar, ose Kylian. Dëshiroj të konfirmoj se Kylian dhe Neymar do të qëndrojnë këtu.

Natyrisht, ne duam të blejmë yje të tjerë, duke qëndruar brenda kornizës së FFP. Jemi të sigurt, i kemi mjetet financiare për të rekrutuar dhe jo larguar yjet tanë".

Neymar aktualisht është në Brazil, duke u riaftësuar për dëmtimin në shputën e këmbës, ndërsa Mbappe ka marrë përsipër rolin e sulmuesit kryesor të PSG, në mungesë të tij dhe Edinson Cavani.

Kampionët e Ligue 1 janë 14 pikë të qarta përpara ndjekësit më të afërt, në krye të tabelës së klasifikimit aktual. Ata, gjithashtu, fituan 2-0 në “Old Trafford”, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, kundër Manchester United. Kthimin me “Djajtë e Kuq” do ta luajnë në Paris, më 6 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat