Sahiti i Cërvena Zvezdës së vitit 1985, ja çfarë tha për Fadil Vokrrin!

Futboll

Sahiti i Cërvena Zvezdës së vitit 1985, ja çfarë tha për Fadil Vokrrin!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 12:16
I ndjeri Fadil Vokrri

Kur shfleton historinë është e pamundshme të mos mbërthehesh në emocione, se çfarë gjenerate të hatashme ka pasur Kosova. Emra të mëdhenj në vitet e 70-ta e të 80-ta, eh, sikur ta kishim sot at gjeneratë, lirisht do të ishim në fazën e grupeve në Champions League në futboll.

Image

Muharrem Sahiti

Ish futbollisti i mirënjohur Muharrem Sahiti që nga Cërvena Zvezda e Gjilanit e asaj kohe, që garonte në Ligën e Dytë të Lindjes në ish Jugosllavi, kishte kaluar në KF Prishtina që garonte në Ligën e parë, një sulmues i spikatur.

Image

Intervista në vitin 1985

Sahiti para se të vinte Prishtinë, në një intervistë për “Zërin e Rinisë” në vitin 1985, kishte thënë se idolli i tij është Fadil Vokrri.  Sahiti atëkohë luante për Cërvena Zvezdën e Gjilanit.   Duhet theksuar se Sahiti ka qenë prej sulmuesve më të mirë që ka pasur Kosova. Ai sot është trajner në kombëtaren e Kosovës.

Idolli juaj?

Sahiti: Si çdo i ri ashtu edhe unë e kam idollin tim e ai është njëri ndër futbollistët më të mirë të Jugosllavisë, Fadil Vokrri.

A Shpresoni (ndonjëherë) të luani për Prishtinën?

Sahiti: Kush nuk ka dëshirë të luajë për Prishtinën?! Kjo është mburrje e madhe për çdo futbollist, se a do të aktivizohem ndonjëherë për skuadrën e kryeqendrës sonë, nuk varet prej meje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat