Allegri ka një premtim për tifozat e Juventus

Futboll

Allegri ka një premtim për tifozat e Juventus

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:43
Allegri

Zonja e Vjetër rikthehet të luaj në Serie A pas humbjes 2:0 në Spanja nga Atletico Madrid.

Trajneri Allegri në prag të ndeshjes me Bolognan në Serie A,ka thënë se një skuadër bëhet e mërzitshme nëse i fiton të gjitha ndeshjet.

“Kemi 20 ditë për t’u përgatitur për këtë ndeshje me entuziazëm të madh, me maksimumin e adrenalinës dhe do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme. Nuk e di nëse do të kalojmë tutje, por ne duhet të bëjmë gjithçka për ta bërë atë që të ndodhë”, ka deklaruar Allegri.

“Kjo do të thotë që duhet të fitojmë edhe tre ndeshjet e radhës në Serie A për t’u siguruar që jemi në situatën më të mirë për 12 mars. Nesër ne përballemi me Bolognan, një skuadër që ka një trajner të ri, të cilët kanë një shkëndijë të re rreth tyre”.

“Unë them se jemi me fat që do të përjetojmë këto në 20 ditët e ardhshme, sepse jeta është e bërë nga këto gjëra”.

“Nëse fitojmë çdo ndeshje, jeta do të bëhej e sheshtë dhe e mërzitshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat