Pikë të mëdha për Drenicën

Futboll

Pikë të mëdha për Drenicën

Nga: K. Goca Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Pikë të mëdha për Drenicën

Drenica nga Skenderaj arkëtoi tri pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Ferizajt, në ndeshjen e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës. Vendasit dëshmuan lojë shumë të mirë dhe brenda 30 minutave të para shënuan dy herë në portën e ferizajasve.  Në minutën e 5-të,  Kreshnik Uka në pozitë të mirë dhe me një goditje shënon për 1:0.

Në minutën e 29-të, Diar Prokshi  për mrekulli godet me kokë për rezultatin 2:0. Qemal Elshani thellon epërsinë në 3:0 në minutën e 83-të dhe Genc Hamiti ngushton humbjen 3:1 në minutën e 85-të.  Drenica ngjitet në vend të pestë me 27 pikë, ka nëntë me shumë se Ferizaj që renditet i dhjeti në klasifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat