Pa gola në Gjilan - Bota Sot
Pa gola në Gjilan

Futboll

Pa gola në Gjilan

Nga: K. G. Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:57
Flamurtari

Flamurtari nga Prishtina kthehet me një pikë të madhe nga Gjilani. Kuqezinjtë u ndanë baras 0:0 me Gjilanin, në ndeshjen derbi të skuadrave që mëtojnë pozitën e katërt në elitën e futbollit të Kosovës.

Gjilani ishte më kërkues por dot që të gjejnë rrjetën, kurse për ‘flamurtarët’ që treguan lojë shumë të mirë është pikë e madhe pas asaj fitoreje senzacionale me 2:0 kundër Prishtinës.

Për Gjilanin nuk ka qetësi, sepse e nisi pranverën me humbje me 3:1 nga Drita dhe sot nuk nxorën me shumë se një pikë. Gjilani është në vend të 4-të me 28 pikë, kurse Flamurtari është i teti me 26 pas 19 javëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...