Mehmedi ngritë në këmbë gjermanët, me dy gola dërrmon Monchengladbach-un

Futboll

Mehmedi ngritë në këmbë gjermanët, me dy gola dërrmon Monchengladbach-un

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:13
Mehmedi ngritë në këmbë gjermanët, me dy gola dërrmon Monchengladbach-un

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, është autor i dy golave për Wolfsburgun e cila si mysafir e ka dërrmuar me rezultat 3:0 Monchengladbach-un. Në një ndeshje të luftuar mysafirët u treguan më konkret dhe u kthyen me tri pikë të mëdha.

Në minutën e 38-të, Yannick Gerhardt kaloi në epërsi mysafirët. Në pjesën e dytë erdh në shprehje futbollisti Mehmedi, i cili u aktivizua në minutën e 64-të dhe  në minutën e 68-të realizoi. Ai doli i vetëm me portier dhe pa problem shënoi për 2:0.   Në minutën e 83-të, Mehmedi shënon edhe golin e dytë tij personal dhe përfitoi nga një tollovi, i cili afërsia thelloi fitoren në 3:0, në anën tjetër dërrmoi vendasit.

Mehmedit i mjaftuan 26 minuta për të shpërthyer. Lojë e shkëlqyeshme e sulmuesit të kombëtares së Zvicrës, ndërsa edhe Elvis Rexhbeçaj u paraqit në fushë nga minuta e 78-të, duke iu gëzuar fitores. Pas 23 jave në Bundesliga I, Monchengladbach është i treti me 43 pikë, ka pesë më shumë se Wolfsburg dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat