Këto janë fjalët e Leo Messi pas het trikut ndaj Sevillas

Futboll

Këto janë fjalët e Leo Messi pas het trikut ndaj Sevillas

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 20:15
Lionel Messi

Lionel Messi ka mahnitur sot tifozët e futbollit me paraqitjen e tij kundër Sevillas.

Messi ka shënuar tri gola në fitoren 2:4 të Barcelonës kundër andaluzianëve, dhe ka shtuar një asistim për skuadrën e tij.

Me këtë fitore, skuadra katalane është shkëputur me 10 pikë në krye të tabelës, dhe për shumë kë këtu mbyllet kampionati.

Por, kapiteni i Barcës, Leo Messi, ka paralajmëruar skuadrën e tij se asgjë nuk ka përfunduar.

“Tani më shumë se kurrë duhet të përdorim kokën. Çdo herë bëhet më shumë e vështirë që të fitojmë, kështu që jemi të lumtur” ka thënë Messi.

“Ne e dimë vështirësinë  e kësaj fushe dhe lojtarët që ata (Sevilla) kanë. Ishte ndeshje e vështirë por ne arritëm që të fitojmë” ka thënë tutje ai.

“Nuk mund të luajmë gjithmonë në nivelet më të larta. Ne kemi pasur një seri ku nuk treguam futbollin më të mirë. Por sot luajtëm shkëlqyeshëm dhe golat erdhën” ka thënë ndër të tjerash Messi.

Messi ka shënuar golin e 36-të kundër Sevillas në 35 paraqitje kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat