Marcelo dëshiron largimin nga Reali

Futboll

Marcelo dëshiron largimin nga Reali

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 21:07
Marcelo

Marcelo dëshiron që të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, raporton Telemadrid.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se mbrojtësi brazilian është takuar dy herë me menaxhmentin e klubit gjashtë ksaj jave për të diskutuar mundësitë e largimit të tij.

Dëshira e tij është që të transferohet te Juventusi dhe të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo.

30 vjeçari ishte bashkuar me gjigantin spanjoll më 2007 dhe që nga atëherë ka qenë i jashtëzakonshëm në Santiago Bernabeu.

Raportohet se Juventusi është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për shërbimet e tij, derisa lojtarit do t’i jepte pagë prej 12 milionë euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat