Dorëzohet Pochettino: Premierliga përfundon këtu për Tottenham

Futboll

Dorëzohet Pochettino: Premierliga përfundon këtu për Tottenham

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 21:17
Mauricio Pochettino

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino është dukur i dëshpëruar pas humbjes ndaj Burnley.

Burnley ka arritur që të bëjë befasinë e javës duke e mposhtur Tottenhamin me rezultatin 2:1.

Kjo humbje e Spurs duket se ka shuar përfundimisht ëndrrën e Tottenham për triumfin në Premierligë.

Kështu të paktën është shprehur trajneri i skuadrës, Pochettino, i cili ka thënë se këtu merr fund ëndrra e Tottenham për titullin.

“Po, jemi shumë të dëshpëruar nga humbja, sepse janë edhe 11 ndeshje, dhe diferenca është tepër e madhe” ka thënë argjentinasi.

Tottenham pritej që të shënonte fitore të lehtë, sidomos me rikthimin e Harry Kane në formacion, por ky është futbolli, me shumë befasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat