Xherdan Shaqiri ka një mesazh para derbit të nesërm ndaj Manchester United

Futboll

Xherdan Shaqiri ka një mesazh para derbit të nesërm ndaj Manchester United

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 23:03
Xherdan Shaqiri

Nesër me fillim nga ora 15:05 do të zhvillohet njëri prej derbive më të mëdhenj në botë.

Fjala është për duelin Manchester United-Liverpool, i cili pritet ta ndalë kohën në ishull, ku të gjithë sytë do t’i kenë në “Teatrin e Ëndrrave”.

Padyshim se vëmendja jonë do të jetë tek Xherdan Shaqiri. Futbollisti nga Zhegra u shpall heroi në duelin kundër klubit tjetër nga Manchesteri, pra atë ndaj Cityt.

Shaqiri ka shfrytëzuar faqen zyrtare të rrjetit social “Instagram” për të dërguar një mesazh tek të gjithë fansat e Liverpoolit.

Image

“Jemi gati. Ti nuk do të ecësh kurrë i vetëm [motoja e Liverpoolit: You’ll Never Walk Alone]”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat