Di Francesco i kënaqur me fitoren, por dëshiron përmirësime

Futboll

Di Francesco i kënaqur me fitoren, por dëshiron përmirësime

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 23:51
Eusebio Di Francesco

Eusebio Di Francesco është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Frosinone.

Roma ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultatin 2:4 fal një goli të vonshëm të Edin Dzeko.

Trajneri i Romës beson se skuadra e tij mund të vazhdoj me fitoret, dhe është optimist për pjesën e mbetur të kampionatit.

“Unë preferoj një paraqitje më ndryshe sesa kjo, por është pjesa më e vështirë e sezonit dhe kushtet nuk lejuan futboll më të mirë për asnjërën skuadër” ka thënë trajneri.

“Ne kemi treguar që jemi skuadër që mund të shënojmë, por edhe të pranojmë gola” ka thënë  ndër të tjerash ai.

Roma ka pikët e barabarta me Milan, dhe janë në luftë të madhe për një pozitë në top katërshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat