“Ronaldo më i madhi mes të mëdhenjve, Gattuso më i keqi!”

Futboll

“Ronaldo më i madhi mes të mëdhenjve, Gattuso më i keqi!”

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 23:53
Gennaro Gattuso dhe Ronaldo

“Cili është futbollisti më i fortë me të cilin kam luajtur? Ronaldo”! Nuk ka dyshime Stephane Dalmat, si Fenomeni brazilian nuk ka asnjë tjetër.

“Ka revolucionarizuar futbollin. Kishte gjithçka, teknikisht, fizikisht dhe fuqinë. Ishte një gjeni.

Për mua, ai është më i madhi mes të mëdhenjve. Në aspektin human? Ishte një fëmijë! Flinte, qeshte, e tallnin. Për atë ishte një lojë”, rikujton francezi për L’Equipe.

Futbollisti më i fortë me të cilin je përballur?

“Juan Sebastian Veron. Një strukturë teknike, një thjeshtësi dhe një bukur ta shohësh të luajë, edhe si kundërshtar.

Edhe ai vraponte! Për më tepër, kur kemi luajtur kundër Lazios ishte shpesh në zonën e tij. Djersinte pa masë”!

Futbollisti më i keq?

“Gennaro Gattuso! Gjatë derbit tim të parë milanez, misioni i tij ishte të më gjurmonte.

Ndjeja një qen pas meje. Sikur të mos mjaftonte, atë ditë humbëm 6-0, ishte 11 maj 2001. Ishte e vështirë, ai ishte i keq dhe mund ta konstatoje nga gjestet e tij dhe nga fjalët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat