Euronews: Turri i Majlindës drejt majave vazhdon

Futboll

Euronews: Turri i Majlindës drejt majave vazhdon

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 09:41
Majlinda Kelmendi

Euronews e ka lartësuar xhudisten nga Kosova, Majlinda Kelmendin, në një shkrim kushtuar Grand Slamit të Xhudos në Dusseldorf të Gjermanisë, duke thënë se ky është rikthimi i kampiones olimpike.

Në ditën e parë, heroina kosovare Mjalindja Kelmendi, shkruan Euronews, e vazhdoi turrin e saj drejt majave në kategorinë -52 kilogramë, pasi e fitoi titullin e gjashtë Grand Slam në karrierën e saj.

“Kampionia olimpike u ka treguar të gjithëve se kjo kategori i përket asaj, dhe ky është rikthimi i saj. Sulm pas sulmi nga ajo nënkupton se ajo është Gruaja e Ditës e zgjedhur nga ne”, shkruan Euronews.

Në rrugë drejt medaljes së artë, Majlinda e mposhti Verena Thumm të Gjermanisë, Odette Giuffrida të Italisë në gjysmëfinale dhe Sosorbaram Lkhagvasuren e Monglisë në finale.

Kjo nënkupton, se Majlinda e ka tani në cak titullin e botës në fund të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat