Lionel Messi ishte autori i një ndeshjeje spektakolare me Sevillan, fitoren e së cilës e konsideron si një hap të madh drejt titullit kampion.
"Ka shumë ndeshje në kampionat, por ishte e rëndësishme të fitonim këtu për të ruajtur distancën me kundërshtarët. Është e vërtetë që kjo sfidë vlen sa gjysma e kampionatit. Tani vijnë takimet e vështira dhe nuk janë të lehta për t’u fituar. Me Sevijen kemi pasur gjithmonë probleme", tha Mesi.
Kapiteni i katalanasve foli edhe për “El Clasico"-t.
"Nuk dorëzohemi në asnjë kompeticion. Jemi shumë pranë kualifikimit për në finalen e Kupës së Mbretit. E dimë se do të jetë e vështirë ndaj një rivali si Reali dhe për më tepër në fushën e tyre. Por do të shkojmë për të fituar dhe besojmë se mund t’ia dalim. Pastaj të mendojmë për kampionatin dhe Champions-in. Duam të fitojmë gjithçka këtë vit", përfundoi Leo Mesi.