Tek Bayerni gjërat nuk janë mirë, përplasje tjetër

Futboll

Tek Bayerni gjërat nuk janë mirë, përplasje tjetër

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:30
Bayern

Mbrojtësi i Bayern Munich, Rafinha, ka shpërthyer pas një tjetër sfide pa u aktivizuar në Bundesliga.

Bayern mposhti Hertha 1-0 në shtëpi, por Rafinha nuk luajti as edhe një minutë të vetme, megjithëse Joshua Kimmich ishte një karton larg pezullimit dhe trajneri Niko Kovac i kishte premtuar se do ta aktivizonte për ndeshjen ndaj Liverpool, ku Kimmich është i pezulluar për kartona.

"Së fundmi trajneri nuk po më respekton,” shprehet Rafinha për Bild.

"Unë jap gjithçka në stërvitje. Është e vështirë të mbetem i motivuar. Stërvitem mirë, por nuk luaj.

"Ai po tregohet i padrejtë. Nuk e di pse. Unë gjithmonë jap 100%, por ai nuk ka besim tek unë. Nuk e di se çfarë mendon ai.

"Me Heynckes, Ancelotti dhe Guardiola-n, unë luaja. Mbase ata nuk ia kanë idenë futbollit, sepse me ta luaja gjithmonë.

"Nuk e di arsyen. Trajneri e di që unë do të largohem në fund të sezonit, mbase kjo është arsyeja."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat