Prishtina i shkakton humbje të thellë Lirisë

Futboll

Prishtina i shkakton humbje të thellë Lirisë

Nga: K. G. Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 14:51
Pamje nga një ndeshje

Prishtina triumfoi në derbin e rivalëve të vjetër me rezultat 4:0 ndaj Lirisë nga Prizreni, në ndeshjen e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës. Liria nuk i bëri ballë Prishtinës së disponuar për lojë e cila për dallim nga sfida me Flamurtarin, kësaj radhe luajti shumë më mirë.

Në pjesën e parë u pa gjithçka se prizrenasit nuk kanë çfarë të kërkojnë në kryeqytet.  Në minutën e parë, Mankenda shënon me kokë për 1:0, ndërsa Armend Thaçi në minutën e 50-të thellon epërsinë 2:0.

Pas tetë minutave (58’) Meriton Korenica ndëshkoi ish skuadrën e tij, duke shënuar për 3:0. Në minutën e 90+1, Arbër Hoxha shënon për fitoren e thellë 4:0. Prishtina është në vend të dytë me 43 pikë, ka dy me pak se Feronikeli, kurse Liria është në pozitën e dhjetë me 19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat