Trepça ’89 nga Mitrovica fiton tri pikë të vlefshme që të shmanget sa më larg skuadrave të rrezikuara. Mitrovicasit triumfojnë me rezultat 1:0 kundër kampionit në fuqi Dritës nga Gjilani.
Në minutën e 12-të, Renato Hyshmeri për bukur iu shmanget Përparim Osmanit dhe me një goditje të bukur e mposhti portierin Mario Kirev, 1:0. Trepça ’89 renditet në vend të nëntë me 25 pikë, ka një me pak se Drita që renditet dy vende më lartë pas 19 jave në Superligën e Kosovës.