Skuadra shqiptare turpëron Vardarin

Futboll

Skuadra shqiptare turpëron Vardarin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:09
Skuadra shqiptare turpëron Vardarin

Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, tregoi lojën më të mirë në kampionat, duke e turpëruar me 4:0 Vardarin e Shkupit, në ndeshjen e javës së 20-të në Kampionatin e Maqedonisë Veriore në futboll. Lojë e pëlqyeshme e Renovës e cila e ka deklasuar me rezultat skuadrën e mirënjohur maqedone. Futbollisti Emran Ramadani tregoi lojë shumë të mirë me bashkëlojtarë dhe e mbushën rrjetën e rivalit. Golat i shënuan Emran Ramadani në minutën e 9-të e 48-të, Emmanuel Mbella (13’) e Vlatko Stojanovski (74’). Renova përforcon vendin e gjashtë me 25 pikë, kurse Vardari renditet i treti me 35 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat