E çuditshme, katër zëvendësime për 40 minuta

Futboll

E çuditshme, katër zëvendësime për 40 minuta

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Pamje nga ndeshja

Manchester United dhe Liverpooli janë duke zhvilluar kryendeshjen e javës së 27-të të Premier League.

Rezultati i pjesës së parë është baras 0:0.

Tifozët e Manchester United para fillimit të ndeshjes morën një lajm aspak të mirë, pasi mesfushori Nemanja Matic dhe sulmuesi francez, Anthony Martial nuk ishin në listën e futbollistëve të gatshëm për këtë sfidë.

Megjithatë, mesfushori anglez Jesse Lingard ishte në listë, por ndeshjen e nisi nga banka rezervë.

Skuadrës së trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, i ka ndodhur diçka e pa parë deri më tani. I është dashur të kryejë të tri zëvendësimet për 40 minuta.

Fillimisht u lëndua mesfushori spanjoll Ander Herrera i cili u zëvendësua nga Andreas Perieira, më pas Juan Mata të cilin e zëvendësoi Lingard në minutën e 25-të.

Por, Djajtë e Kuq ishin të pa fat përsëri, pasi që anglezi Lingard nuk mundi të vazhdonte ndeshjen, pas një përplasje me portierin brazilian të Liverpoolit, Allison Becker. Lingardi liroi vendin për kilianin Alexis Sanchez.

Një zëvendësim të detyruar është dashur të kryejë dhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp, në minutë në e 31-të pas lëndimit të sulmuesit Robert Firiminio. Në vend të tij u inkuadrua sulmuesi anglez, Daniel Sturridge.

Për herë të parë kjo kishte ndodhur në vitin 2009 në ndeshjen ndërmjet Wigan Athletic dhe Fulham. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat