Zeneli shënon dhe asiston për Reims-in

Futboll

Zeneli shënon dhe asiston për Reims-in

Nga: K. G. Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:15
Reprezentuesi i Kosovës çmend francezët, shënon

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, bëri lojë të madhe në fanellën e Reims-it, e cila ngadhënjeu me rezultat 4:2 ndaj Montpellier-es, në ndeshjen e javës së 26-të të Kampionatit të Francës. Futbollisti Zeneli shënoi dhe asistoi për fitoren e madhe të skuadrës së tij. Zeneli ka qenë i saktë nga penalltia në minutën e 47-të, kurse asistoi në golin e parë kur shënoi Oudin. Golat për Montpellier-in i realizuan: Congre (6'), Laborde (55') dhe për Reims-in shënuan: Oudin (27' e 70') e Zeneli (47'-nga penalltia), Chavarria (89’). Zeneli luajti titullar, kurse Reims është në pozitën e pestë me 41 pikë, kurse Montpellier është dy pozita me poshtë me 38 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat