Rexhepi: Kemi humbur ndeshjen me gabimet tona

Futboll

Rexhepi: Kemi humbur ndeshjen me gabimet tona

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 16:42
Rexhepi: Kemi humbur ndeshjen me gabimet tona

Trajneri i KF Llapit, Xhengiz Rexhepi, është shprehur se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen ndaj Feronikelit.

Feronikeli fitoi kryendeshjen e xhiros së 19-të të IPKOSuperligës së Kosovës, me rezultat 2:0.

Por, sipas trajnerit Rexhepi “Nikli” gjatë tërë kohës është mbrojtur dhe se skuadra e tij ishte më e mirë.

“Ia urojë fitoren Feronikelit, por rezultati nuk e tregon epilogun e ndeshjes, ekipi më i mirë në fushë ishte Llapi. Feronikeli tërë kohën është mbrojtur, kemi humbur ndeshjen me gabimet tona”, ka thënë Rexhepi.

Ai po ashtu në fund shtoi se kampionati është i gjatë dhe futbollistët e tij nuk do të dorëzohen në luftën për titull.

“Nuk e kemi merituar këtë humbje, por kampionati është i gjatë dhe jeta vazhdon. Ne do të vazhdojmë të luftojmë në çdo ndeshje”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat