Ajeti më i merituari për pikën e Grashoppersit

Futboll

Ajeti më i merituari për pikën e Grashoppersit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 17:39
Kombëtares i “buzëqesh” edhe mbrojtja, Ajeti shënon në Zvicër

Grasshoppersi si mysafirë barazoi me rezultat 1:1 me Thunin, në ndeshjen e javës së 22-të të Kampionatit të Zvicrës.  Mbrojtësi Arlind Ajeti është më i merituari për pikën që fitoi Grasshoppersi.  Ajeti shënoi në minutën e 19-të, kurse për Thunin realizoi Stillhart (13'). Duhet theksuar se vendasit shpërdoruan një penallti, kur Sorgic u tregua i pasaktë.  Arlind Ajeti dhe Gjelbërim Taipi u paraqitën të plotë për Grasshoppersin. Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu luajtën nga minuta e parë e Toni Domgjoni nga ajo 77-ta për Zurich-un, e cila si vendas barazoi 1:1 me Luzernin. Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj u inkuadrua tërë lojën, kurse Idriz Voca nga minuta e 65-të për Luzernin. Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë në fund të takimit. Armando Sadiku me Luganon në çastet e fundit pësuan humbje me 1:0 nga kampioni në fuqi Young Boys. Pajtim Kasami ka qenë trim i Sionit që barazoi me rezultat 2:2 me St. Gallenin! Kasami shënoi dy gola në minutën e 24-të e 55-të, e këtë të fundit pas asistimit të Ermir Lenjanit. Shqiptarët u paraqitën titullarë dhe u treguan mjaft të mirë. Për St. Gallenin shënuan Sierro (38’) e Bakayoko (64’).   

Liga e Zvicrës

Thun-Grasshoppers      1:1

Lugano-Young Boys     0:1

Zurich-Luzern      1:1

Sion-St. Gallen    2:2

Xamax-Basel       0:2

Tabela

1. Young Boys     22     19     2       1       59

2. Basel      22     11     7       4       40

3. Thun      22     10     6       6       36

4. Zurich    22     7       8       7       29

5. St. Gallen        22     8       4       10     28

6. Sion        22     7       5       10     26

7. Luzern    22     8       2       12     26

8. Lugano   22     5       8       9       23

9. Xamax    22     4       7       11     19

10. Grasshoppers         22     5       3       14     18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat