Hysaj nuk ka dyshime: Herët ose vonë...

Futboll

Hysaj nuk ka dyshime: Herët ose vonë...

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 17:39
Hysaj nuk ka dyshime: Herët ose vonë...

Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napoli-t, ka folur para ndeshjes së kampionatit me Parma-n, që do të fillojë pas pak minutash (18:00).

"Do të jetë një sfidë e bukur, e dimë se do të përballemi me  një skuadër të mirë. Problemi i golit? Janë gjëra që ndodhin, por sulmuesit tanë duhet të presin momentin e duhur", ka thënë shqiptari për "Sky Sport". 

"Duhet të jemi gati në mbrojtje dhe të mos pësojmë gol, sepse sulmuesit tanë do të shënojnë herët ose vonë. Ospina-Meret? Kemi dy portierë të nivelit të lartë, të gjithë i njohim cilësitë e tyre".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat