Klopp fajëson dëmtimet për mungesën e fitores ndaj United

Futboll

Klopp fajëson dëmtimet për mungesën e fitores ndaj United

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 17:55
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka folur për BBC pas barazimit pa gola të marrë në fushën e Manchester United: "Mund të ndihemi sikur kemi fituar një pikë ose kemi humbur dy. E nisëm ndeshjen siç donim, por më pas filluan dëmtimet e njëpasnjëshme dhe humbëm Firmino-n", ka thënë trajneri gjerman.

"Nëse do të kishim vazhduar të luanim në të njëjtën mënyrë siç e nisëm mund të kishim fituar, por ato dëmtime ndikuan te ritmi i lojës sonë. Nuk luajtëm mirë dhe për  këtë arsye mund të them se është një pikë e fituar".   

"Ndeshje të tilla zhbllokohen gjithmonë nga një episod. Lojtarët nuk ndiheshin mirë sot, mund ta shihja në fytyrat e tyre. Ishte e çuditshme. Mendova 'çfarë po ndodh këtu'. Humbëm ritmin dhe nuk e rikuperuam më", ka thënë Klopp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat