Durmishaj fiton “derbin” me Kaçen

Futboll

Durmishaj fiton “derbin” me Kaçen

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 18:36
Durmishaj fiton “derbin” me Kaçen

Panioniosi skuadër që aktivizohet sulmuesi shqiptar Fiorin Durmishaj ka marrë një fitore të pastër përballë Panathinaikosit në shtëpi, me rezultatin e pastër 2:0. Tek skuadra mike aktivizohet mesfushori i Kombëtares Ergys Kaçe, i cili ka bërë një paraqitje normale, që nuk ka rënë shumë në sy. Vëmendjen në këtë sfidë e ka tërhequr Durmishaj, i cili edhe pse nuk ka shënuar ka qenë shumë deciziv në lojën e skuadrës së tij. “Gazzeta.gr”, shkruan për të: “Durmishaj lodhi shumë qendërmbrojtësit e Panathinaikosit dhe kishte pjesëmarrje në golin e parë, pasi ka mbajtur shkëlqyeshëm të dy kundërshtarët me trup duke krijuar hapësirë për golin”. Ndërkaq kjo media bën me dije se shqiptarit i është mohuar një penallti e pastër në fillim të ndeshjes. Kështu Durmishaj ka mundur Kaçen në “derbin” e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat