Klopp: Në dreq të mallkuar

Futboll

Klopp: Në dreq të mallkuar

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 18:38
Klopp: Në dreq të mallkuar

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk ishte njeri shumë i lumtur pas vërshëllimës së fundit, në barazimin pa gola kundër Manchester Unitedit. Dy rivalët e ‘përbetuar’ të Premier Leagues u përballën në kuadër të javës së 27-të në kampionatin anglez, por u desh të pajtohen me një barazim. Pas ndeshjes, kamerat kanë kapur një moment interesant të teknikut gjerman. “Në dreq të mallkuar”, ishin fjalët të cilat i përdori ish-trajneri i Borussia Dortmundit, duke nënvizuar gjendjen emocionale të tij në proces. Megjithatë ka qenë një pike e madhe për “Redsat” në luftë për titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat