Josa: Ka një javë kohë për të luajtur me Llapin

Futboll

Josa: Ka një javë kohë për të luajtur me Llapin

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 19:07
Josa: Ka një javë kohë për të luajtur me Llapin

Prishtina më në fund ka shpërthyer. Mposhtën rivalët e moçëm të Lirisë 4:0. Me një gol e asistim të Mankendës e Thaqit, dhe me nga një gol të Korenicës e Hoxhës si dhe nga një asistim të Khalid e Aragos, Prishtina ka shkëlqyer në ndeshjen që mund të shënonte edhe ndonjë gol tjetër. Mëkat ishte prezenca minimale e publikut përshkak acarit të madh, por “Plisat” s’u ndalën për asnjë moment së përkrahuri skuadrën e zemrës, shkruan faqja e FC Prishtina.

"Sot kishim më ekuilibër si skuadër. Arritëm që në sulmin e parë të shënojmë gol, kjo besoj na liroi më tepër për vazhdimësinë e ndeshjes. Unë them që nuk duhet të qëndrojmë të ndeshja e sotme, por te gabimet që kemi bërë në ndeshjet e tjera dhe që sot pati njëfarë rikuperimi, sidomos në qarkullimin e topit dhe në mbështetjen që i dhamë lojtarit që e kishte topin. Përndryshe të gjitha fitoret janë njësoj dhe i vlerësoj, qoftë edhe 1:0, por ne duhet të shohim çfarë të bëjmë më përpara duke mos parë kundërshtarët tonë, por vetëm ndeshjen e radhës . Ka një javë kohë për të luajtur me Llapin, kështu që njëherë duhet të qetësohemi", tha trajneri i Prishtinës, Mirel Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat