James ka vendosur për të ardhmen e tij

Futboll

James ka vendosur për të ardhmen e tij

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 21:26
James Rodriguez

James Rodriguez po e përfundon huazimin e tij dy vjeçar te Bayern Munich.

James Rodriguez është i huazuar te Bayern Munich nga Real Madrid, andaj në verë pritet të mësohet e ardhmja e tij.

Ylli kolumbian është nën shënjestrën e Juventusit, andaj bisedimet janë duke shkuar në rrugën e marrëveshjes.

James me shumë gjasë do të transferohet te skuadra italiane, pasi Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë sërish përkrah tij.

Portugezi ka kërkuar nga Juventusi që ta transferojë kolumbianin, andaj edhe ky i fundit mund të bindet nga ish-bashëklojtari i tij që të transferohet në Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat