Mourinho: Hazard duhet të luajë për këtë skuadër

Futboll

Mourinho: Hazard duhet të luajë për këtë skuadër

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 08:11
Jose Mourinho ka folur për të ardhmen e Eden Hazard.

Jose Mourinho ka folur për të ardhmen e Eden Hazard.

Jose Mourinho ka thënë se Eden Hazard duhet ta sqaroj të ardhmen e tij.

Trajneri portugez ka bërë me dije se ai nuk ka kontaktuar me belgun që një kohë të gjatë, por që ai duhet të transferohet te Real Madrid.

“Eden është ambicioz…të luash te Chelsea për një të gjithë karrierën apo të shkosh të lush për një gjigant si Real Madrid”, tha Mourinho në një intervistë për DAZN.

“Nuk kam kontaktuar për një kohë të gjatë me të, por që nuk e di se ku do të jetë e ardhmja e tij.

“Ne nuk mund ta mohojë talentin e tij, andaj mendoj se ai do të ishte një yll edhe më i madh te Real Madridi.”, ka shtuar më tej portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat