Polemika edhe pas ndeshjes, futbollisti i Interit i drejtohet gjyqtarit me telefon

Futboll

Polemika edhe pas ndeshjes, futbollisti i Interit i drejtohet gjyqtarit me telefon

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 09:48
Me një telefon në dorë, mesfushori i tregoi momentin e prekjes së D’Ambrosios, duke i shpjeguar se ishte gjoks dhe jo krah

Polemika pa fund në ndeshjen ndërmjet Fiorentinas dhe Interit që përfundoi 3:3.

Penalltia e akorduar në minutën e 96-të në favor të vjollcëve për një prekje me dorë, krah apo gjoks, ende një mister në fakt, ka bërë që zikaltrit të tërbohen.

Mes futbollistëve të Interit që e kanë humbur toruan ka qenë Gagliardini, që ka vrapuar t’i tregojë gjyqtarit Abisso se kishte gabuar.

Me një telefon në dorë, mesfushori i tregoi momentin e prekjes së D’Ambrosios, duke i shpjeguar se ishte gjoks dhe jo krah…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat