Luciano Spalletti nuk përmbahet, përplaset me gazetarin

Futboll

Luciano Spalletti nuk përmbahet, përplaset me gazetarin

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 10:13
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti është treguar i papërmbajtur pas ndeshjes ku u ndal me një barazim kundrejt Firences.

Në një prononcim për mediat ai është përplasur me gazetarin dhe komentatorin italian Caressa.

"Dëgjova që thatë "mund të ishte penallti". Këtu është e qartë, nuk ka nevojë për të folur sipas tifozllëkut. D'Ambrosio e kap me gjoks, nuk ka rrëshqitje në krah. Eshtë gjoks dhe duket qartë, jo mund të jetë kështu ose ashtu... Por, nesër do të thuhet Spalletti nuk bën dhe duhet të ikë, vjen ky ose ai tjetri. Muhabetet e përhershme".

"Nuk shkova të flas me arbitrin, nuk e bëj ndonjëherë. Këto janë ndeshje deçizive për objektivat tonë. Di të them që ekranin e pamë 40 vetë dhe të gjithë panë gjoks. Kur arbitri shkon të shohë, sheh atë që pamë të gjithë aty".

"Arbitri ndikohet, ata që luajnë në shtëpi vërshëllejnë gjithçka dhe këdo. Rëndësi ka që luajti mirë ekipi im. Jam i kënaqur" përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat