Manchester United dhe Liverpool në betejë për yllin e Sporting Lisbonës

Futboll

Manchester United dhe Liverpool në betejë për yllin e Sporting Lisbonës

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 10:56
Bruno Fernandes

Liverpool prej kohësh po vëzhgon yllin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandesit për të mundësuar transferimin e tij.

Por së fundmi kësaj gare i ka hyrë edhe Manchester United.

Sipas të përditshmes portugeze A Bola, Djajtë e kuq janë favorit për ta siguruar mesfushorin.

Sportingu renditet në vendin e katërt në ligën elitare portugeze dhe synimi i Fernandes është të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat