Klopp: Duhet ta ruajmë vendin e parë

Futboll

Klopp: Duhet ta ruajmë vendin e parë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:40
Klopp

Manchester United dhe Liverpool janë ndarë me një barazim pa gola në ndeshjene mbrëmshme të vlefshme për Premier LEaguen.

Edhe pse jo në pritshmërit që ai kishte trajneri i Liverpool duket se është i kënaqur me një pikëshin e fituar në këtë ndehsje,

Reds kaluan në renditje Manchester Cityn me një pikë, duke u bërë kështu lider të kampionatit elitar anglez.

“Ne kemi një pikë më shumë dhe kjo është në rregull. Para ndeshjes, duke parë formën që po kalonte Unitedit, shumë do të thoshin se ky ishte momenti më i keq për t’u përballur me ata”.

“E kemi filluar lojën në mënyrë të shkëlqyeshme, e filluam pikërisht ashtu siç dëshironim. Pastaj filluan një seri lëndimesh”.

“Shumë ndërprerje dhe gjëra të tilla, sigurisht që ndikuan në ritmin e ndeshjes. Nuk mund ta shpjegoj qartë pse ndodhi kjo”, ka thënë Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat