Jose Mourinho nuk do të kthehet kurrë në Premier Ligë

Futboll

Jose Mourinho nuk do të kthehet kurrë në Premier Ligë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:13
Jose Mourinho

Jose Mourinho edhe pse për momentin është i papunë që nga shkarkimi nga stoli Manchester United, ka deklaruar se nuk dëshiron që të jetë më pjesë e Premier Leagues.

Duke e komentuar humbjen e Chelseat në Carabao Cup kundër Manchester City, Mourinho u pyet për një rikthim në Angli.

“Në Premier, për t’u kthyer me trajnime në Premier? Nuk dëshiroj ta bëj këtë. Do të doja të ndryshoja”, tha me këmbëngulje portugezi.

“Shikoni El Classicon. Po, unë e shoh atë. Unë jam ende i vëmendshëm, më pëlqen shumë futbolli, kur punoni, ju përqendroheni më shumë në ligën tuaj”.

“Tani ju keni shumë më tepër hapësirë për të parë dhe me të vërtetë dëshiroj të shikoj anët tjera të futbollit”, pohoi trajneri.

Ndryshe, Mourinho kohët e fundit po spekulohet se do të merr drejtimin e Real Madridit ose Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat