Presidenti i Chelseas merr këtë vendim për Maurizio Sarrin

Futboll

Presidenti i Chelseas merr këtë vendim për Maurizio Sarrin

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:27
Presidenti i Chelseas, Maurizio Sarri

Pavarësisht situatës së tensionuar në skuadër dhe eliminimi nga FA Cup, Maurizio Sarri do të vijojë të qëndrojë trajner i Chelseas.

Ky është vendimi i marrë nga presidenti Abramovich duke konfirmuar italianin të paktën deri në përballjen e së mërkurës ndaj Tottenhamit në Premier League.

Paraqitja e skuadrës në finalen e FA Cup, ishte inkurajuese dhe pavarësisht humbjes me penallti, Sarri tregoi se ka ende nën kontroll dhomat e zhveshjes dhe për këtë arsye presidenti Abramovich ja ka dhënë dhe një shans tjetër.

Gjithsesi një humbje në derbin e Londrës ndaj Tottenham me shumë mundësi do të vijë largimi i Sarrit nga “Blutë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat