Benzema: Tashmë jam lider te Reali, kur ishte Ronaldo...

Futboll

Benzema: Tashmë jam lider te Reali, kur ishte Ronaldo...

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:36
Karim Benzema

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema e ndjen veten lider te “Los Blancos”.

Francezi thotë se gjatë kohës kur ishte Cristiano Ronaldo ai e ndihmonte portugezin të shënonte sa më shumë gola me Real Madridin.

 “Tani jam lider në sulm”, ka thënë Benzema për France Football.

“Unë jam pika qendrore, më parë luaja si shtesë për Cristianon, kam qenë gjithmonë në kërkim të tij duke e ndihmua të shënonte më shumë gola”.

“Isha në prapaskenë, tani varet nga unë që të tregoj se dua të shënoj”, shtoi francezi.

31-vjeçari tashmë shënuar 20 gola këtë sezon në të gjitha garat, një ma pak se Ronaldo te Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat