Federata Angleze merr vendim kundër Dean, pas incidentit me Pochettinon

Futboll

Federata Angleze merr vendim kundër Dean, pas incidentit me Pochettinon

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:07
Pamje nga incidenti

Mike Dean është larguar nga pozita e gjyqtarit të katërt për ndeshjen e së mërkurës në Premier League, mes Chelseat dhe Tottenhamit në “Stamford Bridge”.

50-vjeçari u përfshi në një konfrontim me trajnerin e Spurs, Mauricio Pochettinon të shtunën, derisa tani Federata e ka larguar atë nga detyra për ndeshjen.

Dean frustroi Pochettinon pasi padrejtësisht akordoi një rivënie nga këndi për Burnleyn, e cila rezultoi me gol.

Në konfrontimin pas vërshëllimës së fundit, Dean e pyeti Pochettinon “çfarë problemi ke?”

Pochettino u përgjigj me “ti e di,” para se të largohej, duke sugjeruar se u frustrua për shkak të asaj rivënie këndore.

Federata tani ka marrë vendimin që ta largojë Dean nga detyra e gjyqtarit të katërt, për debin e Londrës në mënyrë që të shmanget ndonjë polemikë tjetër eventuale me teknikun argjentinas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat