Vdekja e Emiliano Sala: Hetuesit të përqendrohen në licencën e pilotit

Futboll

Vdekja e Emiliano Sala: Hetuesit të përqendrohen në licencën e pilotit

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 19:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

AAIB thotë se në 15 minutat e fundit, avioni i lehtë zbriti ndjeshëm katër herë dhe ra në rreth 90 km para se të binte në ujë.

Hetimet në fluturimin në të cilin vdiq futbollisti Emiliano Sala do të përqendrohen në vlefshmërinë e licencës së pilotit.

Raporti paraprak i Degës së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) thotë se David Ibbotson mund të fluturojë vetëm me pasagjerë në Bashkimin Evropian në bazë të ndarjes së kostos, në vend të fluturimeve komerciale.

Pilotët me licencën e tyre "duhet të kenë një qëllim të mirëfilltë për të bërë fluturimin", thekson AAIB.

Po ashtu thuhet se aeroplani nuk ishte i licencuar për të fluturuar komercialisht dhe se askush "nuk kishte aplikuar për FAA (Administrata Federale e Aviacionit Federal) ose AAC (Autoritetit i Aviacionit Civil) për të operuar avionin për arsye komerciale”, transmeton Sky News.

Raporti përfshin fotografi të rrënojave nënujore të avionit, duke detajuar mënyrën se si avioni i Piper Malibu ishte "shkatërruar" dhe u gjet i ndarë në tri pjesë në shtratin e detit.    

Motori ishte shkëputur nga zona e pilotit dhe pjesët e të dy krahëve, bishti ishin zhdukur.

Emiliano Sala vdiq kohë më parë kur avioni i tij u rrëzua pranë ishujve të kanalit britanik. Ai sapo kishte përfunduar një transferim prej 15 milionë funtesh te Cardiff City nga klubi francez Nantes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat