Barca, Bayern e Man Utd në alarm, Lille përgatitet për ta shitur yllin e shumëkërkuar

Futboll

Barca, Bayern e Man Utd në alarm, Lille përgatitet për ta shitur yllin e shumëkërkuar

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 21:37
Nicolas Pepe

Skuadrat e mëdha dhe të pasura të Evropës janë vënë në alarm nga skuadra franceze Lille.

Lille kanë vendosur që të pranojnë ofertat për sulmuesin anësor, Nicolas Pepe, i cili duket se do të largohet nga skuadra gjatë verës së ardhshme, shkruan ‘Telefoot’.

23 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, Bayern Munich e Manchester United, por edhe të shumë skuadrave të tjera.

Për lojtarin kanë arritur oferta tek klubi i Lille, që kanë përfshirë 70 milionë euro, nga skuadra të Superligës së Kinës.

Por, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka refuzuar pagat e majme nga Kina, dhe është i vendosur të luaj në Evropë.

Lille e dinë se do ta humbin lojtarin së shpejti, sepse Pepe po pret për një ofertë të mirë nga top skuadrat evropiane në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat