Tuchel tregon se kur do të kthehet Neymar

Futboll

Tuchel tregon se kur do të kthehet Neymar

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:57
Neymar JR

Trajneri i Paris Saint Germain ka treguar se kur do të kthehet ylli i skuadrës, Neymar JR.

Neymar ka pësuar një dëmtim në këmbë, dhe i ka munguar skuadrës së tij tash e një kohë.

Ai pritet që t’i mungojë skuadrës edhe në ndeshjen kthyese kundër Manchster United, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Thomas Tuchel ka dhënë një datë se kur braziliani mund të kthehet për t’i shërbyer skuadrës së tij.

“E kam të vështirë të kontaktoj me të, për shkak të dallimit në kohë. Por e di se ndihet mirë në Brazil” ka thënë Tuchel.

Tuchel ka shtuar tutje se pret që lojtari të kthehet pas ndeshjes së dytë me Manchester United, e cila luhet më 6 mars.

“Shpresoj se ai mund të kthehet në stërvitje pas ndeshjes dhe të na ndihmojë” ka thënë  gjermani.

Është sezoni i tretë me radhë që braziliani Neymar mungon në periudhën më të rëndësishme të sezonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat