Dy gjigantët e Premierligës e duan Romagnolin

Futboll

Dy gjigantët e Premierligës e duan Romagnolin

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 09:06
Romagnoli

Manchester United dhe Chelsea duan ta përforcojnë fazën defanzive për sezonin e ri.

Manchester United dhe Chelsea janë duke tentuar ta transferojnë Alessio Romangolin nga Milani.

Kapiteni i rosonerëve ka disa sezone që po kalon nëpër një formë të lartë, andaj dy skuadrat nga Premierliga i duan shërbimet e tij.

24-vjeçari është edhe në radarin e Juventusit, por që Milan refuzon ta shet lojtarin te rivali i tyre nga Serie A.

Chelsea dhe Manchester United janë të gatshëm që të paguajnë 70 milionë euro për t’i marr shërbimet e Romagnolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat