Ky është vendimi i Federatës së Futbollit të Italisë - Bota Sot
Ky është vendimi i Federatës së Futbollit të Italisë

Futboll

Ky është vendimi i Federatës së Futbollit të Italisë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:45
Pamje nga ndeshja

Gjyqtari Rosario Abisso do të mungojë në tri xhirot e ardhshme të Serisë A pas paraqitjes kontroverse në fundjavë në ndeshjen Fiorentina-Inter.

Abisso u kritikua shumë për vendimin që t’i japë penalti Fiorentinës në minutat shtesë, pavarësisht se topi vërehej edhe në VAR se kishte prekur gjoksin e Danilo D’Ambrosios.

Kjo nxiti drejtorin e Interit, Beppe Marotta, të akuzojë sicilianin për “dëm të pariparueshëm”, pasi humbën dy pikë në barazimin 3:3.

Si rrjedhojë, Abisso nuk do të lejohet të gjykojë deri më 24 mars.

Për më shumë, është vendosur që ai të mos gjykojë asnjë ndeshje të Interit në pjesën e mbetur të sezonit, raporton Football-Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...