Kukësi në telashe

Futboll

Kukësi në telashe

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:47
Shkurtaj

Telashe në horizont për Kukësin. Atëherë kur mendohej se verilindorët do të ishin të plotë dhe do ta kishin të gjithë grupin e futbollistëve në dispozicion, problemet nuk kanë të mbaruar për trajnerin Armando Cungu. Edhe pse për sfidën e rradhës ndaj Luftëtarit, trajneri i Kukësit do të ketë në dispozicion dy qëndërmbrojtësit veteranë kapitenin Shameti dhe Cuculin të cilët janë rikthyer nga dëmtimet respektive, megjithatë përveç brazilianit Cordeiro ndaj Luftëtarit mund të mungojë dhe ish i madh i sfidës, sulmuesi Vasil Shkurtaj. Bomberi ashtu si Cordeiro është dëmtuar në dorë duke pësuar një frakturë në gishta, gjithsesi ndryshe nga Cordeiro i cili pritet të mungojë 4 deri në 6 javë, autori i golit të parë të Kukësit në ndeshjen ndaj Kamzës mund të sakrifikojë për të qenë në fushë në ndeshjen e së shtunës ndaj Luftëtarit, edhe pse me rikthimin në formë të Valdet Ramës, trajneri Cungu ka një alternativë më shumë për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat