Semedo: Messi nuk është i kësaj bote

Futboll

Semedo: Messi nuk është i kësaj bote

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:46
Messi

Nelson Semedo po përgatitet për “El Clasico” me entuziasëm dhe me doza të mëdha ambicieje. Ndër të tjera, ai e di se të kesh me vete Leo Messin është një plus i madh ndaj çdo kundërshtari. "Nuk gjej fjalë për ta përshkruar atë, Messi nuk është i kësaj bote. Është një lojtar i madh, që na befason në çdo ndeshje. Ai na ndihmon shumë, sepse mund të vendosë fatin e lojrave, të titujve, të çdo gjëje që ai dëshiron", - vlerëson Semedo në një intervistë për “L'Esportiu”. 

Megjithatë, mbrojtësi i skuadrës katalanase nuk pranon të bëjë krahasime të kapitenit të vet në “Camp Nou” me Cristiano Ronaldon, i cili tani luan me Juventusin: "Kjo është një pyetje e ndërlikuar për një portugez, janë dy lojtarë shumë të mirë dhe të ndryshëm. Unë kam privilegjin e të luajturit me të dy dhe e gëzoj çdo moment. Shpresoj të më kuptoni të mos e bëj këtë krahasim".

Semedo ishte i qartë kur iu referua klasikeve të ardhshme me Real Madridin: "Ne duam dy fitore në “Bernabéu”. Ata duan të fitojnë, por edhe ne jemi të gatshëm për sfidën".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat