Tuchel: Neymar rikthehet në Champions pas ndeshjes me “United”

Futboll

Tuchel: Neymar rikthehet në Champions pas ndeshjes me “United”

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:04
Neymar

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel ka dhënë një datë se kur pritet të rikthehet Neymar në fushën e blertë.

Ai pritet që t’i mungojë skuadrës edhe në ndeshjen e kthimit kundër Manchester United, të vlefshme për Champions League.

“E kam të vështirë të kontaktoj me të, por e di se ndihet mirë në Brazil” ka thënë Tuchel.

“Shpresoj që ai mund të kthehet në stërvitje pas ndeshjes së 6 marsit kundër Manchester United”, përfundoi tekniku gjerman.

Është viti i tretë me radhë që braziliani Neymar mungon në periudhën më të rëndësishme të sezonit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat