Një ndarje që nuk është pranuar kurrë

Futboll

Një ndarje që nuk është pranuar kurrë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 18:00

Një ndarje që nuk është pranuar kurrë dhe që vazhdon të diskutohet ende sot. Gjatë një interviste të dhënë për "AS", Rafa Benitez është kthyer të flasë për periudhën e kaluar në drejtim të Interit.  Një eksperiencë që ka zgjatur pak (rreth 6 muaj), por gjatë së cilës kanë ardhur gjithsesi dy trofe pas kurorës së trefishtë dhe pas largimit të Jose Mourinhos: Superkupa e Italisë dhe Botërori për Klube. Më pas ka ardhur prishja e marrëdhënies me presidentin Moratti pas deklaratave të bëra nga trajneri spanjoll (tani te Newcastle) në përfundim të finales së botërorit.

“Nuk mund të thuhet se metoda ime nuk ka funksionuar tek Interi. Aty kam fituar dy trofe dhe pa blerjet që më premtuan. U mor vetëm Coutinho, që ishte një fëmijë në atë kohë. Te Real Madrid, nga ana tjetër, isha në rrugën e duhur, dy pikë larg Barcelonës dhe i kualifikuar në raundin pasardhës të Champions League. Ndonjëherë thjesht nuk të lënë të fitosh", ka thënë Benitez.

“Është e rëndësishme të menaxhosh egot e lojtarëve brenda një ekipi. Nuk është gjithmonë e lehtë të aplikosh metodën e punës, sepse ka lojtarë që e mendojnë ndryshe. Gjithsesi, fitoret e arritura në Spanjë, Itali dhe Angli tregojnë se kjo metodë funksionon. Jam një trajner që i kushtoj një vëmendje të madhe detajeve dhe, për mendimin tim, ky është një aspekt i rëndësishëm nëse do të fitosh", ka thënë Benitez.

“Ka trajnerë me fat, të cilët marrin drejtimin e një ekip dhe kanë lojtarë që mund  të zgjidhin çdo situatë. Unë nuk jam kështu, sepse kujdesem për çdo detaj me synimin për të marrë maksimumin nga futbollistët që kam në dispozicion”, tha Benitez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat